Kush fshihet pas koncesioneve? – Braçe: Duam transparencë, kujdes kontratat që skadojnë
Qeveria duhet të bëjë transparente kostot e kontratave koncesionare që ka nënshkruar, duke u dhënë të gjithëve mundësinë që të kenë akses në regjistrin e koncesioneve si dhe të bëjë me dije emrat e personave që fshihen pas kompanive fituese.
Kjo ka qenë kërkesa e bërë nga Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe, gjatë diskutimit për këtë temë.
Po ashtu, Braçe ka kërkuar që qeveria të marrë masat dhe të vendosë së çfarë do të bëjë me kontratat koncesionare të cilave u skadon afati vitin e ardhshëm, dhe që një pjesë prej tyre janë monopol.
Në listën e kritikave dhe rezervave për mënyrën se si jepen koncesionet në vend, Baçe ka kërkuar gjithashtu që të zhvillohen gara të vërteta mes kompanive që shfaqin interes, për të marrë çmimin dhe cilësinë më të mirë në harkun kohor kur ndërtohen këto vepra.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.