Kush janë 20 Guvernatorët e Bankës së Shqipërisë nga viti 1925 deri në ditët e sotme?

Nga viti 1925 deri më ditët e sotme, Banka e Shqipërisë ka pasur 20 drejtues. Mëposhtë janë të dhënat e drejtuesve:
1-Mario Alberti
President i Këshillit Administrativ të Bankës Kombëtare të Shqipnis 1925-1939
Lindi në Trieste, Itali, me 4 maj 1884. Që në moshë të re u specializua si ekonomist dhe financiar. Bankier dhe publicist. Detyrat e tij më të rëndësishme ishin :Ministër i Plotfuqishëm i Italisë, anëtar i delegacionit financiar italian në konferencat e paqes dhe në ato për borxhet e luftës, nëpunës i lartë me titullin Grand Ufficiale, Drejtor i Bankës Credito Italiano, themeluesi dhe presidenti i parë i Këshillit Administrativ të Bankës Kombëtare të Shqipnis.
2-Antonio Mosconi
President i Këshillit Administrativ të Bankës Kombëtare të Shqipnis 1939-1944
Lindi në Vicencë, Itali, më 9 shtator 1886. Kreu studimet e larta për jurisprudencë pranë Universitetit të Padovës. Politikan, financiar, akademik.
Detyrat e tij më të rëndësishme ishin: Senator në Mbretërinë e Italisë, Ministër i Financave, President i Bankës Kombëtare të Bujqësisë, President i Shoqërisë Tranvie Vicentine, President i Këshillit Administrativ të Bankës Kombëtare të Shqipnis dhe Rektor i Akademisë Olimpike të Vicencës.
Vdiq me 13 korrik 1955.
3-Kostandin Boshnjaku
Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar Janar 1945-Prill 1946
Lindi në Gjirokastër më 20 tetor 1888. Kreu studimet e larta në Institutin Tregtar të Pireut në Greqi.
Ekonomist, publicist, përkthyes dhe diplomat.
Detyrat e tij më të rëndësishme ishin: Drejtor i Thesarit dhe Borxhit Publik në Durrës, në qeverinë e Princ Vidit, drejtor i Departamentit të Jashtëm në një bankë ruse në Petersburg, drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar dhe deputet i qytetit të Shkodrës, në zgjedhjet e para pluraliste.
Vdiq më 22 dhjetor 1953.
4-Abdyl Këllezi
Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar 1946-1948
Lindi në Tiranë më 20 gusht 1919.
Kreu studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, pranë Universitetit të Tiranës.
Ekonomist dhe politikan.
Detyrat e tij më të rëndësishme ishin: Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shiptar, zëvëndësministër i Financave, zëvëndëskryeministër, kryetar i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës dhe kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit. Pushkatohet në maj të vitit 1977.
5-Spiro Bakalli
Drejtor i përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar 1948-1966.
Lindi në Durrës më 1 qershor 1912.
Kreu studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, pranë universitetit të Tiranës.
Detyrat e tij më të rëndësishme ishin” Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar të Shqipërisë, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar e zëvëndësministër i parë i Ministrisë së Financave.
Vdiq më 21 shkurt 1991.
6-Zeqir Lika
Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar Prill 1966-shkurt 1974
Lindi në Shkodër më 6 gusht 1921.
Kreu studimet e larta në Fakultetin Ekonomik në Moskë.
Detyrat e tij më të rëndësishme ishin: Përfaqësues i Shqipërisë në Këshillin Ekonomik në Moskë, zëvëndëspresident në Komisionin e Planit të Shtetit, dekan i Fakultetit Ekonomik në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Kryetar i Komitetit Shtetëror të Punës dhe Pagave, drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar.
7-Llazar Gjika
Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar Shkurt 1974-Nëntor 1974
Lindi në Berat më 15 mars 1925.
Kreu studimet e larta në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Tiranës.
Detyrat e tij më të rëndësishme ishin: Ndihmës llogaritar, kryetar dege dhe drejtor në Ministrinë e Financave, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar.
8-Aleks Verli
Drejtor i përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar Nëntor 1974-Mars 1976
Lindi në fshatin Muzinë, Delvinë të Sarandës më 7 korrik 1920.
Kreu studimet e larta në Akademinë Ushtarake “V.M.Molotov” në Kalinin të Bashkimit Sovjetik.
Detyrat e tij më të rëndësishme ishin” Zëvëndëskryetar i Drejtorisë Ekonomike të Ushtrisë, zëvëndësministër i Mbrojtjes dhe Drejtor i Prapavijave pranë komandës së Përgjithshme të Ushtrisë, ministër i Financave, drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit dhe deputet në Kuvendin Popullor për 4 legjislatura radhazi.
Vdiq më 11 prill 1977.
9-Kostaq Postoli
Drejtor i përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar Mars 1976-Korrik 1984
Lindi në Korçë më 30 janar 1934.
Kreu studimet e larta në Fakultetin Ekonomik, pranë Universitetit të Tiranës.
Detyrat e tij më të rëndësishme ishin: Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar, kryetar i Komitetit të Çmimeve dhe Standardeve pranë Këshillit të Ministrave, Drejtor i Institutit të Arkave dhe Sigurimeve dhe zëvëndësdrejtor i Përgjithshëm i Bankës së Kursimeve.
10-Andrea Nako
Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar Korrik 1984- Korrik 1985
Lindi në Leskovik më 14 shtator 1934.
Kreu studimet e larta për industri, në Fakultetin Ekonomik në Tiranë.
Detyrat e tij më të rëndësishme ishin: Zëvëndësministër i Financave, Kryetar i Komitetit të Çmimeve dhe Standardeve në Kryeministri, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar, Ministër i Financave dhe Zëvëndësdrejtor i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Vdiq më 13 gusht 1998.
11-Kamber Myftari
Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar Shtator 1986-Shkurt 1989
Lindi në Pogradec më 15 shtator 1944.
Kreu studimet e larta në Fakultetin Ekonomik në Tiranë si ekonomist i lartë kontabël.
Detyrat e tij më të rëndësishme ishin: Drejtor i Degës së Bankës Bujqësore në Pogradec, Drejtor i Departamentit të Emisionit dhe Qarkullimit Monetar në Bankën e Shtetit Shqiptar, Drejtor i Përgjithshëm e më pas zëvëndësdrejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar, kryetar i Këshillit Drejtues të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave.
12-Qirjako Mihali
Drejtor i përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar Mars 1989-Dhjetor 1990
Lindi në Korçë më 13 maj 1929.
Kreu studimet e larta në Institutin e Naftës në Moskë ku mori titullin Inxhinier Ekonomist.
Detyrat e tij më të rëndësishme ishin: Sekretar i Parë në Komitetin e Partisë në Durrës e më pas nëTiranë, zëvëndëskryetar i Këshillit të Ministrave, Ministër i Financave e Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar.
13-Niko Gjyzari
Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar Janar 1991-Gusht 1991
Lindi në Vlorë më 10 nëntor 1935.
Kreu studimet e larta në Fakultetin Ekonomik në Tiranë.
Detyrat e tij më të rëndësishme janë: Zëvëndësministër i Financave, Ministër i Financave, Kryetar i Komisionit të Planit të Shtetit, Ministër Shteti, Sekretar i Përgjithshëm pranë kryeministrisë, Drejtor dhe zëvëndësdrejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar.
14-Ilir Hoti
Guvernator i Bankës së Shqipërisë Maj 1992-Shtator 1993
Lindi në Shkodër më 10 maj 1957.
Kreu studimet e larta për financë dhe kontabilitet në Fakultetin e Ekonomisë Agrare në Tiranë.
Më pas specializohet për inxhinieri financiare në “American University”.
Detyrat e tij më të rëndësishëm janë: Drejtor i Bankës Bujqësore në Durrës, Drejtor i Bankës Shqiptare të Tregtisë-dega Durrës, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar e më pas Guvernator i Bankës së Shqipërisë, lektor për trajnime në fushën e financës nëKosovë, pranë agjencive zhvillimore të OSBE-së, UNMIK-ut etj.
15-Dylber Vrioni
Guvernator i Bankës së Shqipërisë Shtator 1993-Dhjetor 1994
Lindi në Berat më 4 qershor 1946.
Kreu studimet e larta në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike pranë Universitetit të Tiranës.
Detyrat e tij më të rëndësishme janë: Deputet i Tiranës në Kuvendin e Shqipërisë, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Ministër i Financave dhe zëvëndëskryeministër, deputet i Beratit në Kuvendin e Shqipërisë dhe ministër i Privatizimit.
16-Kristaq Luniku
Guvernator i Bankës së Shqipërisë Dhjetor 1994-Prill 1997
Lindi në Korçë më 3 gusht 1962.
Kreu studimet e larta për financë në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit të Tiranës.
Më pas kreu studimet Master për Administrim Biznesi (MBA) pranë Universitetit të Miçiganit në SHBA.
Detyrat e tij më të rëndësishme janë: Zëvëndësguvernator i Bankës së Shqipërisë, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Këshilltar i Drejtorit Ekzekutiv për Evropën Juglindore në Bankën Botërore.
17-Qamil Tusha
Guvernator i Bankës së Shqipërisë Prill 1997-Shtator 1997
Lindi në Burrel më 10 shkurt 1958.
Kreu studimet e larta për financë, në fakultetin e Ekonomisë Agrare, pranë Institutit të Lartë Bujqësor të Kamzës në Tiranë.
Detyrat e tij më të rëndësishme janë: drejtor i degës së Bankës së Shtetit Shqiptar në Mat, zëvëndësdrejtor i Përgjithshëm i Bankës Shqiptare të Tregtisë, zëvëndësdrejtor i Përgjtihshëm i Bankës Kombëtare Tregtare të Shqipërisë, Guvernator i Bankës së Shqipërisë, Kryetar i Këshillit Drejtues të Bankës së Shqipërisë dhe Anëtar i Bordit të Entit Kombëtar të Zonave të Lira.
18-Shkëlqim Cani
Guvernator i Bankës së Shqipërisë Gusht 1997-Tetor 2004
Lindi në Tiranë më 6 maj 1956.
Kreu studimet e larta për financë dhe Kursin e Plotë pasuniversitar të tregtisë Ndërkombëtare në Fakultetin e Ekonomisë në Tiranë.
Në 1991 fitoi gradën shkencore “Doktor në Ekonomi” dhe nga viti 2003 mban titullin “Profesor”.
Detyrat e tij më të rëndësishme janë: drejtor i Departamentit të Jashtëm dhe Anëtar i Bordit të Bankës së Shtetit Shqiptar, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Tregtare të Shqipërisë, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Lion’s Club, kryetar i Bordit të Bursës së Tiranës, zëvëndëskryetar i Komitetit Qeveritar të Borxhit të Jashtëm, anëtar i Klubit të Guvernatorëve të Bankave Qendrore të Azisë Qendrore, Anëtar i Komisionit Ndërministror të Politikave Ekonomike, Guvernator i Bankës së Shqipërisë dhe Ministër i Financave.
19-Ardian Fullani
Guvernator i Bankës së Shqipërisë Tetor 2004-Shtator 2014
Lindi në Tiranë më 15 janar 1955.
Kreu studimet e larta për financë në Fakultetin Ekonomik dhe më vonë për juridik në Fakultetin e Drejtësisë, pranë Universitetit të Tiranës.
Detyrat e tij më të rëndësishme janë: zëvëndësdrejtor i Departamentit të Jashtëm në Bankën e Shtetit Shqiptar, zëvëndësguvernator dhe Drejtor i Departamentit të Jashtëm i Bankës së Shqipërisë, drejtor i Përgjithshëm i bankës Italo-Shqiptare, President i Shoqatës Shqiptare të Bankave, Kryetar i Institutit të Studimeve e Asistencës Bankare, Komisioner në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
20-Gent Sejko
Guvernator i Bankës së Shqipërisë Shkurt 2015-në vazhdim
Lindi në Tiranë më 2 shtator 1968.
Kreu studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë pranë Universitetit të Tiranës. Studimet pasuniversitare i kreu për Kontabilitet Ndërkombëtar dhe Manaxhim Financiar pranë Universitetit Glasgow në Skoci.
Detyrat e tij më të rëndësishme janë:Drejtor i Kreditit në Bankën Kombëtare Tregtare; Përgjegjës për Manaxhimin e Procesit të Auditimit në Firmën Deloitte&Touche; Drejtor i Auditimit të Brendshëm në Bankën Amerikane të Shqipërisë; Përgjegjës Sektori në Departamentin e Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë; Drejtor i Auditimit të Brendshëm dhe këshilltar për Marrëdhëniet me Qeverinë; Drejtor i Divizionit të Korporatave në Raiffeisen Bank, Drejtor i Përgjithshëm i Raiffeisen Leasing; zëvëndësdrejtor i Përgjithshëm i Bankës Societe dhe Guvernator i Bankës së Shqipërisë.
Burimi: Banka e Shqipërisë
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.