Kush janë 4 zëvendësministrat e Financave?
Kryeministri i vendit Edi Rama ka prezantuar në Asamblenë e Përgjithshme 4 zëvendësministrat e Ministrisë së Financave. Rama tha se numri është shtuar për shkak të zgjerimit të përgjegjësive të ministrive.
1-Erion Luci, i cili është doktor shkencash në ekonomi nga universitet “Staffordshire” dhe aktualisht punon në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë ndaj nuk po zgjatem.
2-Zëvendësministre për ekonominë Albana Shkurta, e cila ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e financave dhe akademike dhe që prej vitit 2010, shërben si CEO në një kompani të rëndësishme. Ka titull master në marketing nga universiteti i Tiranës, dhe ka kryer studimet master në universitetin ekonomik të Vjenës. Ka qenë po ashtu pjesë e një serë kursesh prestigjioze studimore në Londër dhe në universitetin Kolumbia në Nju Jork.
3-Zëvendësministri që mbulon punësimin, Dajna Sorensen është një qytetare shqiptare e martuar me një qytetarë danez. Jeton në Shqipëri, vjen nga një karrierë e gjatë në Kombet e Bashkuara, eksperte punësimit dhe menaxhere projektesh kombëtare. Master në ekonomi në Kanada dhe në Uashington.
4-Zëvendësministri i katërt i Financave Elton Haxhi, ka kryer studimet financë e kontabilitet në universitetin e Tiranës dhe aktualisht është anëtar i Këshillit Kombëtar Tatimor. Themelues që prej vitit 2009 dhe ndërkohë drejtues i një shoqërie autidimi “Baker Tilly” Dega Tiranë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.