Kush janë industritë që kanë hequr më shumë vende pune përgjatë pandemisë?

Papunësia në Shtetet e Bashkuara ka arritur në 14.7% – më e larta që nga Depresioni i Madh. 20.5 milion vende pune u humbën vetëm në prill.
Disa industri janë ndikuar më shumë se të tjera, por cilat industri janë ndikuar specifikisht më shumë, dhe në cilat janë humbur më shumë vende pune/ Statistikat nga Zyra e Punës në SHBA tregojnë se këto janë industritë që kanë liruar më shumë vende pune:
- Hoteleria
- Sportet dhe artet performuese
- Agjencitë imobiliare
- Bar-restorantet
- Agjencitë e kinematografisë
- Klinikat dentare
- Pastrimi kimik dhe të tjera shërbime personale, si parukeritë, sallonet e estetikës
- Dyqanet e vesh-mbathjeve
- Parket rekreative për fëmijë
- Transporti panoramik për vendet turistike
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.