Kush po e udhëheq Tiranën/ Rezultatet: Edhe 351 QV për t’u numëruar!

Deri më tani, në Tiranë janë numëruar 892 Qendra votimit nga 1243 që janë në total. Pra kanë mbetur pa u numëruar edhe 351 qendra votimi.
Partia Socialiste udhëheq me 161 mijë e 721 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 129 mijë e 319 vota, LSI me 19 mijë e 898 vota, PSD me 9676 vota.
Diferenca është 32 mijë vota para Partia Socialiste. Ndërsa sa i përket opozitës, nëse bashkojmë votat rezulton se PD dhe LSI sëbashku kanë marrë 149 mijë e 217 vota, ose 12 mijë vota më pak se PS.
Në përqindje, në Tiranë PS ka marrë 48.75 %, PD 38.95 %, LSI 5.99 %, PSD 2.90 %.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.