Kutia e Kinës – Toka ‘përpin’ autobusin duke lënë 6 persona të vdekur
Të paktën gjashtë njerëz janë vrarë dhe 16 janë plagosur pasi një gropë e madhe në tokë gëlltiti një autobus dhe një numër këmbësorësh në Kinën qendrore.
Incidenti ndodhi në mbrëmje jashtë një spitali në Xining, kryeqyteti i provincës Qinghai. Pamjet e CCTV treguan një shpërthim në brendësi të tokës duke tërhequr brenda saj autobusin dhe kalimtarët.
Një numër njerëzish janë munduar të nxjerrin të aksidentuarit por ka qenë e pamundur pasi gropa ka nisur të zgjerohej. Sipas mediave shtetërore, diametri i gropës së krijuar ka qenë 10 metra.
Incidente të tilla janë bërë të shpeshta kohët e fundit në Kinë dhe shpesh fajësohen punët e ndërtimit dhe ritmi i shpejtë i zhvillimit në vend. (BBC)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.