Kuvend – Zgjidhet Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme
Me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim Kuvendi ka votuar mes tensioneve dhe tymueseve Kryeprokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku.
Marku pritet që të bëjë betimin në Kuvend.
Deputetet demokrate janë vendosur para foltores, pasi do tentojnë të bllokojnë betimin e prokurores, ndërkohë jashtë ambienteve të Kuvendit vazhdojnë përplasjet e protesta e tensionuar e opozitës.
Taulant Balla, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste kërkoi që projektvendimet e tjera që janë në rend dite të shtyhen për në seancën e radhës.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.