Kuvendi detyron Konkurrencën – “Llogarit dëmet e koncesioneve për konsumatorët”
Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financave përmes një rezolute e detyron Autoritetin e Konkurrencës të llogarisë dhe bëjë publike dëmet që i janë shkaktuar konsumatorëve shqiptarë nga koncesionet në sektorë të ndjeshëm, si në tregun ajror dhe atë të medikamenteve.
Kryetarja e Komisionit të Konkurrencës, Juliana Latifi, ka raportuar rreth dy javë më parë përballë deputetëve të Komisionit të Ekonomisë, ku theksoi se për vitin 2018 janë marrë 87 vendime si dhe janë vjelur 269 milionë lekë gjoba. Komisioni i Economisë i kërkoi Autoritetit propozime për ndryshime ligjore që forcojnë peshën e tij kundrejt qeverisë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.