Parlamenti miraton projektligjet dhe projektrezolutat në rend dite
Kuvendi ka miratuar gjatë seancës së sotme projektligjet dhe projektvendimet në rend dite. Është miratuar me 73 vota pro projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008 “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i ndryshuar”.
Po aq vota kanë marrë projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 157/2013 “Për masat kundër financimit të terrorizmit”, si dhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 157/2013 “Për masat kundër financimit të terrorizmit”
Gjatë seancës së sotme, Kuvendi ka votuar me 74 vota pro, projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 163/2014 “Për urdhrin e punonjësve socialë në Republikën e Shqipërisë”, ndërsa raporti përfundimtar i komisionit hetimor të Kuvendit “Për hetimin dhe verifikimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi, mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes mori 72 vota pro.
Nga ana tjetër janë votuar edhe projektrezolutat, ku 74 vota pro mori projektrezoluta për “Për vlerësimin e veprimtarisë së Departamentit të Administratës Publike për vitin 2016”, 73 vota pro mori projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2016”, si dhe projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Radio Televizionit Shqiptar për vitin 2016”
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.