Kuvendi miraton shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta
104 deputetë kanë votuar pro shkarkimit të presidentit të Republikës Ilir Meta. 7 deputetë kanë votuar kundër ndërsa 3 kanë abstenuar. Kjo është hera e parë në histori që parlamenti shkarkon presidentin.
Para votimit, në parlament u prezantua raporti i komisonit të posaçëm hetimor, sipas të cilit, Presidenti ka shkelur 16 herë Kushtetutën; raport mbi të cilin u bazua edhe vendimi i mazhorancës për shkarkim.
Çështja pritet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, që do të vendosë nëse vendimi i parlamentit ishte i bazuar në ligj ose jo.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.