Kuvendi njofton shtyrjen e seancës plenare që ishte planifikuar për të enjten. Arsyeja
Seanca plenare e planifikuar për më datën 11 korrik 2019 është shtyrë më datë 18 korrik 2019. Kuvendi njofton se arsyeja e shtyrjes së seancës lidhet me faktin se shumica e çështjeve të planifikuara në rendin e ditës të seancës plenare të datës 11 korrik 2019 janë ende në proces shqyrtimi në komisionet parlamentare.
Komisionet parlamentare do të vijojnë punën për përfundimin e shqyrtimit të të gjitha çështjeve të parashikuara në këto data.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.