Kuvendi shkarkon me 55 vota pro e 20 kundër kreun e AMF-së
Kuvendi ka miratuar me 55 vota pro dhe 20 kundër vendimin për shkarkimin e kreut të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare Enkeleda Shehi.
Deri në momentin e propozimit zyrtar e të zgjedhjes së drejtuesit të ri, detyrën ekzekutive do ta ushtrojë numri dy i institucionit, raporton SCAN. Javën e kaluar, komisioni i Ekonomisë miratoi shkarkimin nga detyra të kreut të AMF-së pas kërkesën së bërë nga bordi drejtues. Anëtari i ri i Bordit dhe kreu i ri i AMF-së do të ushtrojë një mandat që do të zgjasë deri në fund të vitit 2019, pra për rreth 3 vite.
Për arsyet e shkarkimit: Kliko këtu
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.