Kuvendi shpall vendin vakant në AMA. Aplikimet deri me 5 gusht
Kuvendi ka shpallur 1 vend vakant për anëtar të Autoritetit të Medias Vizive. Referuar njoftimit zyrtar, vendimi është marrë nga Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në mbledhjen e datës 5 korrik 2019, pas lirimit nga detyra të anëtarit të AMA-s Zylyftar Bregu.
Në njoftimi, ftohen për paraqitjen e kandidaturave për anëtar të Autoritetit të Mediave Audiovizive, subjektet e mëposhtme:
-shoqatat dhe grupimet e mediave elektronike;
-shoqatat e medias së shkruar
-profesoratin dhe shoqatat e inxhinierisë elektrike dhe elektronike;
-profesoratin e së drejtës, gazetari-komunikimit dhe ekonomisë, shoqatat e juristëve dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë;
-organizatat jofitimprurëse që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve ose kërkimeve në politikat publike, ose përfaqësues të shoqatave që veprojnë në fushën e mbrojtjes së personave me aftësi të kufizuar.
Subjektet e mësipërme duhet t’i propozojnë kandidaturat pranë sekretarisë së Kuvendit brenda 30 ditëve nga publikimi i këtij njoftimi. Afati i fundit për paraqitjen e kandidaturave është data 05 gusht 2019.
Propozimi i çdo kandidature duhet të përmbajë CV-në e nënshkruar në çdo faqe nga kandidati, librezë pune ose vertetime te tjera që provojnë përmbushjen e kriterit ligjor të përvojës në punë si dhe vërtetim i gjendjes gjyqësore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.