Ky është fshati anglez që zhvendoset çdo vit me 2 cm dhe askush nuk e di arsyen përse?

Njerëzit e Willand, një fshat i vogël i Britanisë së Madhe mund të thonë se po zhvendosen në botë.
Shkencëtarët kanë zbuluar se Willand po rritet me 2 centimetra çdo vit dhe ata nuk kanë as idenë më të vogël se përse po ndodh ky fenomen.
Kjo ngritje misterioze u vërejt nga hulumtuesit në Geomatic Ventures Limited (GVL), një kompani e cila punon me hartat e lëvizjes së tokës në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërsa ishin duke hartuar imazhe satelitore nga 2015-a në 2017-ën ata vunë re se një zonë eliptike rreth 2 km larg kishte qenë gjithnjë në rritje me rreth 2 cm në vit.
Ky lloj fenomeni ndodh zakonisht në miniera të braktisura por nuk ka pasur gjëra të tilla në Willand.
“Ne përgjithësisht shohim këtë lloj ngritjeje ku ka pasur punë minierash dhe pompat janë fikur, duke lejuar që uji të hidhet gradualisht në tokë”, tha Dr Andy Sowter, Zyrtar Kryesor Teknik në GVL.
“Por unë kontaktova me Shoqatën Britanike Gjeologjike për të pyetur nëse ka ndonjë histori të minierave në zonë dhe nuk ka asnjë.
Willand është në mes të askundit, dhe nuk ka pasur mina, kështu që ne nuk kemi asnjë ide se çfarë po ndodh”, u shpreh ai.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.