Ky ishulli i bukur në jug të Selanikut do t’ju ofrojë pushimet që gjithmonë keni ëndërruar
Diell, det dhe peisazhe të paharrueshme, të gjitha këto do t’i gjeni në një vend të vetëm.
Halkidiki ky ishull i bukur i vendosur në jug të Selanikut do t’ju ofrojë pushimet që gjithmonë keni ëndërruar.
Përbëhet nga tre gadishuj më të vegjël: Kassandra, Sithonia dhe Athos të cilët ofrojnë peisazhe të mrekullueshme, ujëra të kristaltë si dhe aktivitete nga më të ndryshmet.
Në këtë vend mënyrat e argëtimit janë të pafundme, ju mund të shkoni me shoqërinë, familjen apo partnerin tuaj dhe të gjeni aktivitetet dhe plazhet që ju përshtaten.
Halkidiki një destinacion perfekt për të kaluar pushimet tuaja verore është i vendosur në një vijë bregdetare plot me plazhe magjepsëse, infrastrukturë të pasur, si dhe komplekse të shumta turistike.
Të gjitha këto e bëjnë këtë ishull një nga vendet më të dëshiruara duke tërhequr kështu vizitorë nga e gjithë bota.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.