“Ky nuk është një recesion normal” – Tre bankat më të mëdha kursejnë 28 miliardë dollarë për ‘ditë të këqija’

Tre banka të mëdha amerikane morën para nga fitimet e tremujorit të dytë për të grumbulluar miliarda që do të përdoren në mbrojtjen kundër një valë të dëmshme ekonomike të nxitur nga pandemia koronavirus.
JPMorgan, Citigroup dhe Wells Fargo bashkuan së bashku 28 miliardë dollarë në tremujorin e dytë për kredi të këqija. E vetmja herë që bankat kanë lënë më shumë para për krizat e mundshme ka qenë në tre muajt e fundit të vitit 2008 në mes të krizës së madhe financiare, raportoi Bloomberg.
Paratë shtesë të lënë mënjanë sinjalizojnë që bankat presin një rikuperim të ngadaltë ekonomik nga recesioni pandemik.
“Ky nuk është një recesion normal,” tha CEO i JPMorgan Jamie Dimon. Dimon shtoi se efektet e recesionit janë amortizuar për shkak të masave stimuluese nga qeveritë. Por, ndërsa ato programe mbarojnë, kjo do të shkaktojë probleme në të ardhmen.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.