Ky sondazh britanik zbulon se gati gjysma e “Millenials” janë gati të pranojnë shkurtim page për të shpëtuar planetin
Një në katër punëtorë do të pranonte marrjen e një pagë më të ulët për të bërë një punë që është më e mirë për mjedisin zbulon hulumtimi i ri nga faqja e karrierës Totaljobs. Kjo shifër rritet në gjysmën e brezit “Millenials”, të moshës 23-38 vjeç.
E njohur gjithashtu si Gjenerata Z, “Millenialët”u thanë studiuesve që do të ishin të gatshëm të hiqnin 11.400 paundë nga pagat e tyre mesatarisht. Kjo krahasohet me 3,8000 paund nga të anketuarit e gjeneratës X të moshës midis 39-54 vjeç që thanë se ata do të jenë të gatshëm të heqin dorë për një punë më miqësore me mjedisin.
Në Mbretërinë e Bashkuar, studimi zbuloi se 60% e punëkërkuesve hulumtuan qëndrueshmërinë e një punëdhënësi të mundshëm dhe se sa miqësor ndaj mjedisit aktiviteti i tij ishte përpara se të pranonin një pozicion. Ndërkohë, katër në çdo pesë punonjës menduan se kompanitë kishin një përgjegjësi të kujdesen ndaj mjedisit, me tre në pesë që pajtohen se punëdhënësit e tyre duhet të bëjnë më shumë.
Sjella ndaj mjedisit inspiruar nga David Attenborough dhe Greta Thunberg
Rreth 18% e punëtorëve në përgjithësi dhe 34% e “Millenials” raportuan se ata do të refuzojnë të punojnë për një kompani për të cilën mendonin se po dëmton botën natyrore. Shumica thanë se ata ishin më të interesuar për çështjet e klimës sesa ishin pesë vjet më parë, duke thënë se mbulimi më i lartë i kësaj fushe në media kishte tërhequr vëmendjen e tyre.
Ndikimi i natyralistit dhe transmetuesit Sir David Attenborough dhe aktivistes së re Greta Thunberg u përmendën gjithashtu si shtytësit kryesorë për njerëzit për të zvogëluar impaktet e tyre ndaj mjedisit.
“Asnjëherë nuk ka qenë më e rëndësishme që bizneset të jenë pjesë e zgjidhjes së krizave tona planetare,” tha Gudrun Cartëright, drejtor i mjedisit në “Biznes në Komunitet”.
“Të rinjtë nuk po i lutin më udhëheqësit të ndryshojnë, por është duke iu thënë atyre se ndryshimi po vjen pavarësisht. Bizneset që e injorojnë atë përballen me një kërcënim ekzistencial të afërt. Ardhmëria jonë varet nga një veprim i shpejtë, ambicioz dhe të gjithë mund të bëjmë ndryshim.”
Geri Kolgega / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.