Ky supermarket është duke shitur supë, birrë dhe sapun të prodhuar nga mbetjet ushqimore
Në fillim ajo u rreshtua në anën e supermarketeve që nuk përdorin plastikë, tani Holanda ka vendosur një tjetër zgjidhje të re në luftën kundër mbetjeve dhe ndotjes – ushqim dhe produkte të prodhuara nga mbetje që do të hidheshin në kazan.
Supë plotë shije të prodhuar nga perime gati për t’u prishur, birrë nga bukë e ndenjur, musht nga mollë të nxira (njollosura) dhe sapun nga lëvozhga e portokallit. Të gjitha këto produkte shiten në degën “Wageningen” të Jumbo, një nga zinxhirët më të mëdha të supermarketeve holandeze.
Shitjet e javës së parë kanë tejkaluar pritshmëritë, tha George Verberne, një sipërmarrës që drejton degën, rreth 90 km në veri të kryeqytetit, Amsterdam.
“Ne kemi shitur rreth 700 artikuj në një javë. Është dyfishi i asaj që ne shesim për produktet organike”, tha ai për Thomson Reuters Foundation.
Verberne dhe 18 kompani holandeze nisën iniciativën e “Waste is Delicious”( Mbetjet janë të shijshme) javën e kaluar, të mbështetur nga një universitet lokal si pjesë e një programi të ri kombëtar, Bashkimi Kundër Mbeturinave ushqimore.
Qeveria synon të përgjysmojë sasinë e ushqimit të hedhur nga 17 milionë njerëz të saj për t’u bërë vendi i parë në Europë, për të përmbushur këtë objektiv global deri në vitin 2030.
Globalisht, një e treta e të gjithë ushqimeve të prodhuara, me vlerë rreth 1 trilion dollarë, hidhen çdo vit, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
Hulumtuesit nga universiteti do të monitorojnë shitjet gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për të mësuar se si të zgjerojnë produktet më të mira.
Nisma “Waste is Delicious”, tha se planifikon të zgjerohet në tre supermarkete të tjera në muajt e ardhshëm.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.