Ky vend planifikon të shlyejë borxhin e naftës prej 250 milion dollarë me çaj!
Sri Lanka planifikon të shlyejë një borxh për importet e mëparshme të naftës nga Irani me çaj, tha njëri nga ministrat e qeverisë, Ramesh Pathirana i cili shtoi se vendi i tij shpresonte të dërgonte çdo muaj në Iran çaj me vlerë 5 milionë dollarë për të shlyer një borxh prej 251 milionë dollarësh.
Sri Lanka po përjeton një krizë të rëndë borxhi dhe këmbimi valutor, e cila është përkeqësuar nga humbja e të ardhurave nga turistët gjatë pandemisë së koronavirusit. Një anëtar i bordit të çajit të vendit tha se ishte hera e parë që çaji ishte shkëmbyer për të shlyer borxhin e jashtëm.
Pathirana tha se mënyra e pagesës nuk do të shkelte sanksionet e Kombeve të Bashkuara ose amerikane, sepse çaji ishte kategorizuar si një artikull ushqimor për arsye humanitare dhe asnjë bankë iraniane e listës së zezë nuk do të përfshihej. Ministria e Plantacionit tha se “Skema e rekomanduar do të kursejë valutën e huaj shumë të nevojshme të Sri Lankës, pasi zgjidhja me Iranin do të bëhej në rupi të Sri Lankës përmes shitjes së çajit Ceylon”.
Historia 150-vjeçare e prodhimit të çajit nga Sri Lanka
Por një zëdhënës i Shoqatës së Mbjellësve të Ceilonit, e cila përfshin të gjitha kompanitë kryesore të plantacioneve në Sri Lanka, tha se kjo mënyrë transaksioni ishte një “zgjidhje e suvasë [që ngjitet] nga qeveria”. Sri Lanka raportohet se duhet të përmbushë rreth 4.5 miliardë dollarë shlyerje borxhi vitin e ardhshëm, duke filluar me një shlyerje prej 500 milion dollarësh të obligacioneve sovrane ndërkombëtare në janar.
Megjithatë, rezervat valutore të vendit ranë në 1.6 miliardë dollarë në fund të nëntorit, treguan të dhënat e fundit nga banka qendrore. Guvernatori i Bankës Qendrore Ajith Nivard Cabraal tha në fillim të këtij muaji se Sri Lanka ka besim se do të jetë në gjendje të shlyejë “në mënyrë të pandërprerë” të gjithë borxhin sovran që do të përfundojë në vitin 2022.
Sri Lanka prodhon rreth 340 milion kg çaj në vit. Vitin e kaluar ajo eksportoi 265.5 milionë kg, me fitime prej 1.24 miliardë dollarë në 2020. Pothuajse 5% e popullsisë së Sri Lankës punon në industrinë miliarda dollarëshe, duke mbledhur gjethe në shpatet e maleve dhe duke përpunuar çajin në fabrikat e plantacioneve. BBC
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.