Ky vend shënoi zero vdekje nga Covid-19 / Hera e parë në 6 muaj
Londra shënoi dje zero vdekje nga Covid për here të pare në gjashtë muaj. Shëndetit Publik në Angli lëshoi shifrat kombëtare të përditshme ku vdekjet u ulën në 19 në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Treguesi përfiton nga vonesa statistikore në një pjesë të të dhënave të fundjavës, por megjithatë konfirmon një prirje drejt rënies së viktimave në nivelin më të ulët që nga fillimi i pandemisë.
Mjekët londinezë flasin për një rezultat “fantastik” duke vërejtur uljen paralele të shtrimeve në spital, me jo më shumë se mesatarisht 1 ose 2 vdekje çdo dy ditë në kujdesin intensiv.
Rregulli i 6, i cili zgjeron mundësinë e kontakteve shoqërore deri në 6 persona nga dy familje të ndryshme është përsëri në fuqi sot.
Pas rihapjes së shkollave në fillim të marsit një tjetër risi ka të bëjë me rifillimin e aktiviteteve individuale sportive në natyrë (tenis ose golf). Ndërsa dyqanet, pub-et, restorantet, kinematë, teatrot, pishinat dhe vendet e argëtimit mbeten të mbyllura për momentin. Për dyqanet dhe parukierët, rihapja do të ndodhë vetëm nëse vazhdon prirja rënëse në infeksionet Covid.
Nga 21 qershori pritet që udhëtimet ndërkombëtare, hotelet dhe ngjarjet publike kolektive të normalizohen. (ANSA)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.