KZAZ-të kërkojnë të pushojnë – KQZ urdhëron zbatimin e kodit për vazhdimin e numërimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve denoncoi një ditë pas procesit zgjedhor tre KZAZ që kanë pushuar numërimin deri në orën 17:00 të së hënës, në shkelje të Kodit Zgjedhor duke shpërdoruar detyrën.
Ato janë KZAZ nr 74 Përmet, KZAZ 37 dhe 31 në Tiranë. Kreu i KQZ Klement Zguri dhe zv/kryetari Denar Biba e cilësuan të papranueshme këtë shtyrje të procesit të numërimit duke urdhëruar komisioneret të zbatojnë kodin zgjedhor dhe të vijojnë numërimin e votave.
Lidhur me rastet e evidentuara ku kutitë e votimit kanë nga një fletë votimi më tepër sesa numri i zgjedhësve siç ishte rasti i KZAZ nr 29 në Tiranë , KQZ po ashtu urdhëroi të mos ndërpritet procesi i numërimit te kutive d të cilat janë vlerësuar si të vlefshme.
Procesi i numërimit për zgjedhjet parlamentare deri në mesditën e së hënës, vijoj me ritme të ngadalta në disa qarqe të vendit. Ndërkohë deri në orët e drekës janë ezauruar pothuajse gjysma e kutive të votimit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.