Lacoste ndërron logon ikonike të krokodilit me specie në rrezik zhdukjeje

Marka franceze e veshjeve, Lacoste, e njohur botërisht, ka zëvendësuar logon e saj tradicionale ku paraqitet një krokodil me ngjyrë jeshile duke e ndërruar me imazhe të kafshëve të ndryshme në rrezik zhdukjeje. Kjo lëvizje është bërë për të rritur ndërgjegjësimin mbi këto specie dhe rreziqet ku ato ndodhen.
Falë një bashkëpunimi me Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, Lacoste prezantoi 10 dizajne të reja të bluzave të tyre ikonike polo. Secila nga këto dhjetë kafshë janë shumë pranë zhdukjes.
Këto kafshë janë: breshka burmeze, rinoceronti Javan, Lemuri sportiv i veriut, Kondori i Kalifornisë, shpendi Kakapo, foka Vaquita, Iguana e tokës Anegada, majmuni Gibbon Cao-vit, dhia vietnameze Saola dhe tigri i Sumatras.
Numri i polove të prodhuara për çdo seri kafshësh përkon me popullsinë e mbetur në natyrë për këto specie.
Duke blerë këto bluza, njerëzit do të ndihmojnë në luftën për mbrojtjen e jetës së egër në të gjithë botën.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.