Lagarde dhe Tsakalotos bien dakord për afatin e përfundimit të shqyrtimit të tretë grek
Kryetarja e Fondit Monetar Ndërkombëtar Cristine Lagarde dhe Minstri grek i Financave, Euklid Tsakalotos ranë dakord që përfundimi i shqyrtimit të paketës për ndihmën greke është thelbësor për diskutimin mbi ristrukturimin e borxhit.
Sipas raporteve, Lagarde dhe Tsakalotos ranë dakord se shqyrtimi i tretë duhet të përfundojë në fund të këtij viti.
Tsakalotos gjithashtu kërkoi të sqarohej nga Lagarde nëse FMN do të qëndrojë në programin e Greqisë. Por nuk ka asnjë të dhënë që të tregojë për përgjigjen e kryetares së FMN-së.
Një burim i afërt me Tsakalotos tha se Greqia po pret një marrëveshje borxhi deri në shkurtin e ardhshëm dhe jo në qershor siç e shohin kreditorët evropiane afatin më të mundshëm për përfundimin e marrëveshjes mbi borxhin grek.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.