Lagje në Porto Romano? – Bizneset kundër, Isteri: Në planin urbanistik është zonë industriale, ka ndotje
Pas planit të qeverisë për ngritjen e një parku rekreativ të Porto Romano, bizneset e Durrësit kërkojnë që qeveria të tregohet e kujdesshme me ngritjen e e një lagjeje në këtë zonë, për të sistemuar banorët e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës Alban Isteri, thotë për TV SCAN se në planin urbanistik të qytetit, ajo është një zonë industriale, kjo do të sillte reagime të qytetarëve në rast të zhvillimit të bizneseve për shkak të ndotjes apo zhurmave.
Sipas Isterit është e domosdoshme që planet e qeverisë të bëhen përmes diskutimeve të gjera e gjithëpërfshirëse., pasi në të kundërt mund të merren vendime të gabuara.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në Porto Romano do ndërtohet një Park i Madh për të mbyllur plagën mjedisore të fushës së plehrave. Sipas tij, puna tashmë ka nisur dhe ky projekt do të realizohet për 18 muaj, duke u finalizuar në qershor të vitit 2021.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.