Lajm i keq për përdoruesit e WhatsApp – Aplikacioni do të bllokojë screenshot-et
Përdoruesit e WhatsApp së shpejti nuk do të jenë më në gjendje t’u bëjnë screenshoot bisedave. Aplikacioni po punon për një tipar sigurie i cili do të bëjë të mundur bllokimin e tyre.
Përditësimi i ri po ashtu përfshin edhe një tipar të ri të redaktimit të imazheve ku përdoruesit mund të shtojnë emoji, tekst si dhe elementë të tjerë të cilat janë grupuar në kategori.
Përditësimet e reja do të vijnë në një version të ri të aplikacionit në javët e ardhshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.