Lajmi i fundit/ Rama njofton masat e reja: Do rrisim gjobat për restorantet, lokalet dhe qendrat tregtare
Kryeministri Edi Rama gjatë një konference për mediat të zhvilluar ditën e sotme ka vënë theksin mbi rritjen e fortë të rasteve me Covid-19 në vend.
Rama njoftoi se neglizhenca e qytetarëve si dhe ajo e pronarëve të lokaleve, restoranteve dhe qendrave tregtare nuk do të lihet pa reagim dhe për pasojë Policia e Shtetit do të imponojë me forcë zbatimin e masave anti covid.
Sipas Ramës në ditën në vijim do të ketë një rritje të ndjeshme të gjobave kundrejt lokaleve, restoranteve dhe qendrave tregtare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.