Lame apel qytetarëve: Kujdes kur blini toka në zonat bregdetare. Interesohuni në bashki, ZRRP dhe ATP!
30 mijë parcela në bregdet do t’i nënshtrohen verifikimit të nga Agjencia e Trajtimit të Pronave dhe ALUIZNI-it. Kreu i Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame, përmes një deklarate për mediat tha se këto toka do të verifikohen, rigrupohen dhe do të përdoren për kompensimin e ish- pronarëve apo në procesin e investimeve turizëm.
Lame shtoi më tej se qeveria po përgatit një skemë për qartësimin lidhur me pronat në zonat bregdetare të vendit, për t’i rikthyer shteti shqiptar pronat e grabitura në mënyrë abuzive.
“Qeveria po përgatit një skemë veprimi si nevojë për të qartësuar një pjesë të mish-mashit me pronat në zonat bregdetare të vendit. Pikërisht atë pjesë që lidhet me ndarjen e këtyre zonave në mënyrë abuzive përmes procesit të ndarjes së tokës të ish kooperativave bujqësore apo AMTP.”
Lame shtoi më tej se kjo problematikë haset në të gjithë vendin, nga veriu deri në jug. Ai së bashku me Kryeregjistruesin Elion Selmanaj dhe drejtoreshën e ATP-së Jonida Beci u kanë bërë apel qytetarëve që të verifikojnë çdo rast para se të blejnë një pronë në bregdet.
“Kujdes kur te blini toka ne bregdet, interesohuni pranë bashkisë, ZRRP-së dhe ATP-së për origjinën e këtyre prona, kërkoni informacion nëse janë të fituara në mënyrë të ligjshme!”
Genta Dobta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.