Lame shkarkon drejtorët e Kadastrave – “Kemi përfunduar fazën e parë të reformës së pronës, nis zbatimi masiv në territor”
Kreu i Kadastrës Artan Lame ka paralajmëruar nisjen e fazës së dytë të reformës së pronës, me zbatimin në terren të saj. Por kjo fazë, duhet të shoqërohet me një reformism edhe të stafit të zyrave kadastrale, performaca e të cilëve, sipas tij, nuk është aty ku duhet. Lame tha se ka zvarritje të ankesave, mungesë profesionalizmi në trajtimin e tyre, ka trajtim të qytetarëve si bezdisje, ka mungesë vullneti për t’u përfshirë në problematikat e vështira, e shumë të tjera.
Lame paralajmëroi ndryshim të drejtuesve në pjesën dërrmuese të zyrave kadastrale, që do të pasohet më tej edhe me ndryshime në personelet e tyre.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.