Lamtumirë cigareve? SHBA propozon uljen e nikotinës pranë zeros, Europa po e mendon
Aksionet e kompanive më të mëdha të cigareve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës humbën plot 26 miliardë dollarë në vlerë tregu ditën e premte. Ky kolaps në bursa erdhi pas deklaratës së kreut të administratës së ushqimit dhe drogërave, i cili propozoi uljen e nivelit të nikotinës në cigare pranë nivelit zero, ose më saktë nivelit që nuk krijon varësi.
Kjo lëvizje ka për synim që të drejtojë duhanpirësit drejt cigareve elektronike, që janë edhe më pak të dëmshme. Në vetvete, nikotina nuk është përgjegjëse për sëmundjet që kanë cigaren shkaktare, por janë elementët që shërbejnë për të ndezur duhanin, ato që janë të dëmshme.
Pra, eliminimi i nikotinës nga cigaret ka për qëllim vetëm që të dekurajojë duhanpirësit që të blejnë cigaret e zakonshme, dhe të zhvendoset drejt atyre elektronike që kanë nivele më të larta nikotine e që nuk janë aq të dëmshme për shëndetin.
Nga ana tjetër, ulja e nivelit të nikotinës në atë që nuk krijon varësi, do të ulë ndjeshëm përdoruesit, sidomos ata të rinj. Ekspertët shprehen se, rregullatorët në Europë po studiojnë masa të ngjashme, për të ulur nivelin e duhanpirësve.
British American Tabacco ra me 6.8% pas kësaj deklarate, Altria që prodhon Marlboro, ra me 9.5%, e kështu e radhë të gjitha kompanitë që operojnë në sektor.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.