Lançohet projekti IDEA – 440 mijë euro grante për sipërmarrësit e rinj
Është lançuar ditën e sotme projekti “IDEA – Skema e granteve në mbështetje të sipërmarrjes”, i cili vjen si një bashkëpunimi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe GIZ.
Në eventin e lançimit ishte i pranishëm edhe ministri i MFE-së, Arben Ahmetaj, i cili vuri theksin te rëndësia e mbështetjes së kësaj skeme për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri.
Fondi IDEA-Grant përbëhet nga rreth 440 mijë euro synon të sigurojë rreth 110 grante për sipërma5rrësit e rinj si dhe ata që synojnë të bëhen sipërmarrës.
Sa i takon shumës maksimale të financimit, është parashikuar një vlerë prej 4 mijë euro për projekte për një person dhe deri në 7 mijë euro për projekte me disa persona. Ndërkohë, thirrja për do të shpallet me 1 gusht 2018 dhe do të qëndrojë e hapur për 30 ditë.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.