Laptopët më të mirë për udhëtime. Apple jashtë kësaj liste

Nëse ju keni një numër të madh të udhëtimeve, duhet të keni parasysh se një kompjuter i mirë, në lëvizjet tuaja, mund të bëjë dallimin.
Efektiviteti i PC portabël është shumë i domosdoshëm kur ju jeni larg shtëpisë tuaj dhe shpeshherë përcaktuese.
Sidomos kur ne jemi të vendosur larg nga puna e përditshme. E cili mendoni se është kompjuteri më i mirë për të udhëtuar?
Për ti dhënë përgjigje kësaj pyetje Bloomberg ka përgatitur një klasifikim të pesë PC portativëve më të përshtatshëm për disa kërkesa të mobilitetit.
Një renditje nga e cila surprizë ishte fakti që Apple ishte jashtë këtij klasifikimi. Laptopët e shtëpisë së Cupertino, e cila me MacBook ka bërë historinë e notebook vijnë me konsideratë të madhe, por nuk janë të përshtatshëm për disa udhëtime të shpeshta.
Të gjitha për shkak të vendimit të kompanisë së Tim Cook për të braktisur rrugën e MacBook Air. MacBookët e rinj (si versioni normal ashtu edhe version Pro) kritikohen për cmimin, tastierën, ekranet, ekranet, dhe jetën më afatshkurtër të baterisë.
Prandaj vjen hakmarrja e pajisjeve me sisteme operative Windows dhe OS Chrome. Këto janë pesë modelet e zgjedhura nga Bloomberg, pas një testi global të kryer nga New York në Los Angeles dhe Tokio në Paris:
1-Pixelbook of Google
2-Microsoft Surface Laptop
3- dell XPS 13
4-ThinkPad Lenovo carbon XI
5-Huawei Matebook X Pro
f.p/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.