Largohet nga detyra Arben Çuko – Kush është drejtori i ri Burgjeve?
Shkarkohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Arben Çuko. Në vendin e tij është emëruar Stefan Çipa, i cili më herët ka pasur një serë postesh publike, nga kryetar bashkie e deri te zëvendësministër i Punëve të Brendshme, i emërua në janar të 2016.
Çuko e mbante këtë post prej muajit Korrik të vitit të kaluar.
“Largohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z.Arben Çuko dhe në vend të tij emërohet z.Stefan Çipa. Ky ndryshim bëhet për të përmirësuar punën e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, veçanërisht në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitetit të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë të Drejtësisë.
Po kush është Stefan Çipa?
-Në zgjedhjet e vitit 1997, zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë për herë të pare, e më pas edhe në 2 legjislatura të tjera.
-Gjatë legjislaturës 1997–2002, ka mbajtur funksionin e zv/kryetarit të Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare.
-Në muajin shkurt 2002, emërohet Ministër i Rendit Publik, detyrë që e ushtroi deri në muajin gusht 2002.
-Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, z. Çipa u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Sarandës, për një mandat 4-vjeçar.
-Në datë 13 Janar 2016, u emërua nga Këshilli i Ministrave, zëvendësministër i Punëve të Brendshme.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.