Largohet nga detyra ministrja e Arsimit, Besa Shahini. Kryeministri Rama lajmëron zëvendësuesen
Gjatë një takimi formal në zyrën e Kryeministrisë, Besa Shahini ka bërë me dije largimin e saj nga pozicioni si ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.
Në praninë e kryeministrit Rama, Shahini është shprehur se ky vendim vjen për arsye familjare dhe distancës së krijuar prej tyre, e cila momentalisht jeton në Kosovë.
“E kam të vështirë të vazhdoj edhe një mandat tjetër larg familjes. Kisha fatin të kontribuoj për arsimin në Shqipëri. E paimagjinueshme diskriminimi për shkak të dialektit“, ishin ndër deklaratat kryesore të Besa Shahinit.
Tashmë ajo do të zëvendësohet nga deputetja e PS-së, Evis Kushi.
Gjatë takimit për zëvendësimin e pozicionit, Rama ka shprehur vlerësimet për Shahinin duke shprehur keqardhjen për mbarimin e mandatit.
Në fjalën e saj, ministrja e re e emëruar, Evisa Kushi tha se pavarësisht punës së deritanishme ka akoma shumë punë për të bërë me arsimin.
“E kam nisur karrierën si pedagoge, pastaj si përgjegjëse e Departamentit dhe pastaj si Dekane. Gjej një rrugë të shtruar tashmë me reforma, por sigurisht ka shumë punë për të bërë. Të falënderoj për gatishmërinë që të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen“, tha Kushi.
Besa Shahini piu kafen e lamtumirës me kryeministrin Edi Rama dhe pasuesen e saj Evis Kushi dhe deklaroi se po largohej për arsye familjare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.