Legalizimet në Kukës – Rama shpërndan 200 legalizime në qytetin verior
Rreth 200 legalizime janë shpërndarë në qytetin e Kukësit nga kryeministri, Edi Rama.
Kreu i qeverisë, i shoqëruar edhe nga Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe drejtori i ALUIZNI-it, Artan Lame, u shpreh se procesi i legalizimit do të mbyllet shumë shpejt në të gjithë vendin.
Procesi i legalizimeve është në fazën përmbyllëse në zonat informale.
Deri në fund të muajt mars janë kryer rreth 120 mijë legalizime në të gjithë vendin.
Ndërkohë që pretendohet se do të vazhdohet të mbahet i njëjti ritëm pune, ku do të legalizohen rreth 5 mijë objekte në muaj.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.