Legalizimi i Kanabisit në RMV, projekti ka probleme – Neziri: Në tregun maqedonas ka politikanë nga rajoni dhe investitorë nga Shqipëria

Shqipëria është në kulmin e debatit mbi legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore, duke sjellë madje në vemendje herë pas here suksesin që ka pasur Maqedonia e Veriut, me legalizimin e kultivimit të kësaj bime. Por, analisti Xhelal Neziri, nga Maqedonia e Veriut shprehet se projekti ka rezultuar me probleme të mëdha dhe të ardhurat kanë qënë shumë më të ulëta se pritshmëritë.
Neziri përmend edhe faktin se në tregun e kanabisit janë të përfshirë politikanë të Maqedonisë së Veriut dhe të rajonit, si ish-kryeministri Zoran Zaev, por edhe investitorë nga Shqipëria.
Gjithashtu, Neziri paralajmëron se nëse nuk do të ketë një kontroll të ashpër konform ligjit, kjo do të bëjë që sasia e pashitur e kanabisit nga kompanitë e licencuara mund të përfundojë në tregun e zi.
Lidion Kulla / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.