“Lehtësi për shpyllëzuesit” – Brazil, Gjykata e Lartë miraton ndryshimet e ligjit që mbron Amazonën

Gjykata e Lartë në Brazil ka lënë në fuqi ndryshimet ligjore që mbrojnë pyllin tropikal të Amazon, duke i dhënë një goditje ambientistëve.
Rishikimi i ligjit të vitit 2012 përfshin një program amnistie, që heq ndëshkimet për pronarët e tokave që kanë prerë pemët në mënyrë të paligjshme në të kaluarën.
Sipas ambjentalistëve ndryshimet në ligj do të bëjnë të mundur të lejohet shpyllëzimi i paligjshëm. Ndërsa fermerët thonë se ndryshimet i japin prodhuesve besim për të rritur ekonominë.
Amazon është pylli tropikal më i madh në botë dhe ‘shtëpia’ e bimëve dhe llojeve të kafshëve që ende janë duke u zbuluar nga shkencëtarët.
Shumica e miliona kilometrave katrorë janë brenda Brazilit, ku sipas ligjeve që datojnë nga 1965, pronarët e tokave duhet të mbajnë një përqindje të terrenit të pyllëzuar.
Kjo përqindje shkon nga 20% në disa pjesë të vendit në 80% në Amazon.
Por vendimi i gjykatës së lartë e lehtëson këtë rregull. Prokurori i Përgjithshëm Grace Mendonca e ka mbrojtur ndryshimin duke thënë se ajo ka arritur një ekuilibër mes mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik.
Rregulli i rishikuar do të zvogëlojë sasinë e tokës që duhet të ripyllëzohet me 290,000 kilometra katrore – një sipërfaqe sa ajo e Italisë.
Ambjentalistët thonë se ligjet e rishikuara do t’i shpërblejnë ata që kanë shpyllëzuar në të kaluarën.
Sipas ligjit të ri, fermerët do të jenë në gjendje të kultivojnë tokën më afër maleve dhe brigjeve të lumenjve, të cilat janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj erozionit nëse pemët janë të prera.
Fermerët dhe lobistëtet e fuqishëm të bujqësisë të Brazilit argumentojnë se ndryshimi i ligjit do të lejojë rritjen e vazhdueshme të sektorit kyç të ekonomisë braziliane, pa e penguar atë të merret me krimet e së shkuarës.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.