Lehtësimi i procedurave për qytetarët – Gjiknuri: Shërbimet të jepen në zyrat e postës. Investime në këtë drejtim

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, ishte në një vizitë në Peshkopi, në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Ministrave në këtë qark, ku ka vizituar një nga sportelet e shërbimit postar.
Gjiknuri e ka konsideruar këtë shërbim si jetik për komunitetin, pasi shërben si i vetmi mjet komunikimi me pushtetin dhe nevojat e qytetarëve. Pasi u njoh me fluksin e pikave, ministri gjykoi se postat mund të ofrojnë edhe më shumë shërbime.
“Qeveria shqiptare ka lancuar reformën e uljes së barrës administrative dhe barrës së dokumentacionit që duhet të paraqesin qytetarët dhe lehtësimin e shërbimeve përmes komunikimeve online. Mendoj që posta duhet të jetë një instrument shumë i rëndësishëm për qytetarët për të marrë shërbime edhe pa vajtur në qendra të mëdha administrative, apo qendra qarqesh. Kështu që ne në këtë drejtim do të punojmë, duke investuar më shumë në sektorin postar, duke krijuar më shumë hapësira për shërbimin”, u shpreh Gjiknuri.
Në fillim të muajit Tetor, qeveria kërkoi që institucionet të mos kërkojnë më nga qytetarët dhe bizneset dokumentet e mëposhtme:
-Certifikatën e regjistrimit në QKB
-NIPTI i kompanisë
-Ekstrakti historik i kompanisë
-Vërtetim për kontributet
-Vërtetim për përgjegjësitë tatimore
-Vërtetim për regjistrin e investitorit
-Vërtetim për pagimin e detyrimeve
-Vërtetim për individë të regjistruar
-Vërtetim për statusin aktin e pasiv
-Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin
-Dëshmi penaliteti
-Të gjitha llojet e dokumenteve që gjenerohen nga dokumentet e gjendjes civile
A.H./SCAN
Sporteli i Posta Shqiptare ne qytetin e Peshkopise
Gjatë takimit me punonjës të sportelit të shërbimit postar në qytetin e Peshkopisë. Posta Shqiptare duhet dhe do të jetë një instrument shumë i rëndësishëm për të marrë shërbime qytetarët edhe pa vajtur në qendra të mëdha administrative e qendra qarqesh
Posted by Damian Gjiknuri – Faqja Zyrtare on Sunday, November 12, 2017
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.