Lehtësohen protokollet e sigurisë – Rihapen më 1 tetor lokalet dhe restorantet në ambiente të mbyllura
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për rihapjen nga data 1 Tetor të bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambiente të mbyllura.
Sipas njoftimit respektimi i protokolleve të sigurisë është kusht i panegociueshëm, për të vijuar pa ndërprerje aktivitetet e biznesit dhe të shërbimeve dhe që ekonomia të mos cenohet nga kufizimet e detyruara për arsye të ruajtjes së shëndetit publik.
🟢 Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokollet e sigurisë për RIHAPJEN NGA DATA 1 TETOR të bar-kafeve, restoranteve dhe pishinave në ambiente të mbyllura. ⚠️ Respektimi i protokolleve të sigurisë është kusht i panegociueshëm, për të vijuar pa ndërprerje aktivitetet e biznesit dhe të shërbimeve dhe që ekonomia të mos cënohet nga kufizimet e detyruara për arsye të ruajtjes së shëndetit publik!🤜#COVID19🤛
Posted by Ogerta Manastirliu on Sunday, September 27, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.