Lehtësohet procedura e kempit, Manastirliu: Fund praktikave korruptive! Rikomisionimet 3-5 vjet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ndoqi nga afër procesin e vlerësimit mjekësor të aftësisë për punë të personave me aftësi të kufizuar në qarkun e Lezhës.
Me kalimin e dokumentacionit online pranë zyrabve përkatëse dhe me mos paraqitjen e qytetarëve pranë zyrave, janë kursyer deri në 47 milionë lekë.
“Më vjen mirë të konstatoj se ka filluar të zbatohet procedura e re që kemi miratuar për të lehtësuar personat me aftësi të kufizuar për përfitimin e pagesës që ju takon pas vlerësimit nga KMCAP. Siç po shohim sot këtu, asnjë person me aftësi të kufizuara nuk paraqitet më pranë ambienteve ku zhvillohen komisionimet. Vetëm me këtë hap të ndërmarrë, kemi kursyer rreth 40 orë sorollatje për çdo qytetar që komisionohej dhe minimalisht 47 milion lekë në total, që shpenzoheshin nga qytetarët, vetëm si kosto transporti.”
Personave me aftësi te kufizuar, për të aplikuar dhe komisionuar pranë KMCAP-ve nuk ju kërkohen më tetë dokumente, por vetëm dy dokumente.
Për kategorinë e përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar me diagnoza të përhershme, që rikomisionoheshin çdo vit, tashmë do të rikomisionohen 3-5 vjet.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.