Lejet e zhvillimit dhe ndërtimit – MZHETTS ngre Komisionin e vlerësimit, ja si do funksionojë
Të gjitha lejet e zhvillimit dhe ose të ndërtimit do të kalojnë për miratim paraprak në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. Sipas një udhëzimi të firmosur ditëve të fundit nga ministrja Ekonomi argumentohet se kjo bëhet në kuadër të harmonizimit me politikat, strategjinë dhe legjislacionin sektorial të institucionit. Komisioni i ngritur do të ketë disa përgjegjësi që nisin nga shqyrtimi i kërkesave për:
-Lejet zhvillimore dhe ose të ndërtimit që miratohen nga Këshilli Kombëtar i Territorit;
-Lejet që miratohen nga pushteti vendor;
-Kërkesat për konvertimin e tokës nga tokë arë në tokë urbane “truall”;
-Dhe çështje të tjera që lidhen me zhvillimin e territorit;
-Komisioni kryesohet nga Sekretari i Përgjithshëm një nënkryetar dhe tre anëtarë;
Për vendimmarrje duhet të jenë të papranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve. Komisioni brenda 10 ditëve nga data e paraqitjes së një kërkese për leje zhvillimi dhe ose ndërtimi duhet që të mblidhet për të dhënë vendimin e tij. Në mungesë të përgjigjes miratimi quhet i dhënë sipas parimit të miratimit në heshtje. Ngritja e këtij komisioni vjen si një hallkë për të shmangur mbivendosjet në rastet e lejeve specifike të miratuara nga institucionet.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.