Leku ‘rrëzon’ monedhat e huaja – Euro, Paundi dhe Dollari humbin 0.3 pikë kundrejt monedhës vendase
Leku ‘rrëzon’ monedhat e huaja – Euro, Paundi dhe Dollari humbasin 0.3 pikë kundrejt monedhës vendase
Java ka filluar me një forcim të lekut kundrejt monedhave të tjera ndërkombëtare. Sipas të dhënave nga CREDINS Bank, dita e hënë ka zhvlerësuar tërësisht monedhat e huaja kundrejt monedhës vendase.
Monedha e eurozonës ka rënë me 0.3 pikë gjatë ditës së sotme duke arritur kështu kuotën e 124.7 lekëve në blerje dhe 125.5 lekëve në shitje. Krahasuar me ditën e premte, rënie ka pësuar edhe Dollari me 0.3 pikë duke arritur kështu kuotën e 111 lekëve.
Paundi Britanik nuk i ka lënë pas monedhat e tjera, ndikuar edhe nga tensioni i Brexit duke rënë kështu me 0.3 pikë. Paundi këmbehet ditën e sotme në pikat e këmbimit valutor me 145.10 lekë.
Për sa i përket monedhave të tjera ndërkombëtare, duket se përveç Dollarit kanadez i cili nuk ka pësuar ndryshime nga dita e premte duke ngelur kështu në kuotën e 83.3 lekëve, monedhat e tjera janë ulur gjithashtu. Dollari australian është zhvlerësuar kundrejt lekut me 0.3 pikë duke arritur kuotën e 78.5 lekëve. Situata është e njëjtë edhe për Frangën zvicerane e cila ka rënë me 0.2 lekë duke arritur kuotën e 111 lekëve.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.