Lëkundje në tregun valutor/ Fundosen valutat e huaja
Kjo javë është mbyllur negativisht për valutat e huaja kryesore kundrejt monedhës vendase. Euro ka humbur 0.2 pikë duke zbritur në nivelin e 121 lekëve këtë fund jave.
Ndërkaq Dollari Amerikan ka shënuar një rënie prej 0.7 pikësh krahasuar me ditën e djeshme, duke zbritur në kuotën e 109 lekëve.
Paundi Britanik ka regjistruar një zbritje prej 0.5 pikësh, duke kapur vlerën e 132 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Franga Zvicerane ndryshe nga monedhat e tjera është forcuar ndjeshëm duke kapur vlerën e 110.2 lekëve këtë të premte. Dollari Kanadez dhe ai Australian janë këmbyer sot me përkatësisht 82.3 lekë dhe 74 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.