Lëkundjet sizmike, Emergjencat Civile: Nuk ka të lënduar dhe dëme materiale
Emergjencat Civile nëpërmjet një deklarate për mediat theksoi se nga lëkundjet sizmike që u ndjenë mesditën e sotme nuk ka të lënduar dhe dëme materiale.
Gjithashtu Drejtoria e Emergjencave Civile përcakton edhe hartën me zonat ku janë ndjerë lëkundjet sizmike në të gjithë vendin.
“Sot, në ora 12:30:59, Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë ML=4.4 shkalla Rihter, e përafërt me 5 – 6 Ballë me epiqendër në fshatin Vinjollë, Bashkia Mat, 13 km në Veriperëndim të Bulqizës dhe 17 km në Juglindje të qytetit Burrel. Sipas informacioneve të marra nga Njësitë e Qeverisjes Vendore Bulqizë, Burrel, Klos dhe Peshkopi, nuk ka dëme në njerëz dhe banesa. Lëkundjet e tërmetit janë ndier lehtë në territoret e qarkut Tiranë, Dibër dhe Elbasan”, thuhet në njoftimin e EC.
Specialistët e Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave civile po mbajnë kontakte të vazhdueshme me të gjitha njësitë e qeverisjes vendore dhe strukturat e Shërbimit të Emergjencave Civile, Policisë dhe Zjarrfikëseve.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.