Lëngu Energjik i Mëngjesit – Hithra, Mollë dhe Karotë

Hithra është një nga bimët më të pasura me ushqyes në mbarë botën. Kjo bimë është e dobishme për trajtimin e disa sëmundjeve. Studimet kanë treguar se hithra ka plot antioksidantë, lufton mikrobet, kuron ulçerën dhe luan rol të rëndësishëm kundër dhimbjeve.
Hithrat ofrojnë shumë energji dhe mposhtin dëshirën për ushqim të tepërt. Shtrydhja e bimëve si hithra është një nga mënyrat më të shpejta për të furnizuar trupin me ushqyes.
Lëngu që AgroWeb sugjeron është i mbushur me vitamina e minerale që vijnë jo vetëm nga hithra por edhe nga karrotat dhe mollët.
Ky lëng është natyral dhe i dobishëm, sidomos nëse pihet në mëngjes. Për këtë recetë do t’ju nevojiten: 6 degë të plota të hithrës 4 karota 2 mollë Udhëzimet: Merrni një shtrydhëse frutash dhe hidhni hithrat të parat.
Më pas shtrydhni karotat dhe mollët. Përzieni lëngun që të jetë i njëtrajtshëm dhe shërbejeni. Sasia e përftuar e lëngut është e mjaftueshme për 2 persona.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.