Lëngu i karrotës dhe vetitë e tij

Të jetuarit shëndetshëm është një stil shumë dimensional që padyshim përfshin edhe pirjen e lëngut të karrotës. Ky lëng është i pasur me beta karoten që i jep organizmit vitaminën A, vitaminat e kompleksit B, vitaminën E dhe shumë minerale të tjera. Dhe nëse zgjidhni karrotat e freskëta të kultivuara në Shqipëri, atëherë do të përfitoni më të mirat e lëngut të karrotës sipas renditjes së agroweb.
Përmirëson oreksin – Nëse konsumoni një gotë me lëng karrote përpara çdo vakti, do të rrisni shanset e sekretimit të lëngjeve tretëse dhe do të rrisni oreksin. Përmirëson shikimin – Lëngu i karrotës përmirëson shikimin falë përmbajtjes së beta karotenit dhe luteinës të cilat mbrojnë sytë. Mëlçia e transformon beta karotenin në vitaminë A dhe më pas e transporton atë direkt e në retinë. Vitamina A më pas transformohet në rodopsinë, një përbërës i nevojshëm për një shikim të shëndetshëm sidomos në errësirë.
Ul kolesterolin – Lëngu i karrotës përmban kalium, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Kaliumi së bashku me manganin dhe magnezin ndihmon në ekuilibrin e nivelit të sheqernave në gjak, rrjedhimisht duke parandaluar diabetin. Bën mirë për shtatzaninë – Konsumi i lëngut të karrotës gjatë shtatzanisë ndihmon nënën dhe foshnjën të përthithin të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Lëngu i karrotës gjatë shtatëzanisë dhe më tej përmirëson cilësinë e qumështit të gjirit sepse është i mbushur me vitaminë A.
Nëse e pini këtë lëng gjatë tre muajve të fundit të shtatzanisë, atëherë gjasat që foshnja të preket nga infeksione të rrezikshme, ulen ndjeshëm. Forcon imunitetin – Nëse pini një gotë me lëng karrote çdo ditë, sistemi juaj imunitar do ju falenderojë. Lëngu i karrotës është i mirë për të mbrojtur organizmin nga bakteret e dëmshme, virozat dhe inflamacioni. Shëndeti i zemrës – Karrotat janë të mbushur me antioksidantë dhe fibër dietike, ndaj e mban zemrën të shëndetshme, duke mbrojtur arteriet dhe përmirësuar qarkullimin e gjakut.
Përmirëson shëndetin e mushkërive – Lëngu i karrotës është i shkëlqyer për shëndetin e mushkërive, sepse parandalon sëmundjet respiratore të shkaktuara nga infeksionet dhe lufton ndikimin negativ të duhanpirjes. Lufton plakjen e parakohshme – Beta karotenoidët ulin degjenerimin e qelizave dhe ngadalësojnë procesin e plakjes.
Ato rrisin sasinë e kolagjenit në lëkurë, duke i dhënë asaj elasticitetin e duhur dhe duke zbutur të gjitha shenjat e moshës siç janë rrudhat. Kaliumi ndihmon në zbutjen dhe ushqimin e lëkurës, duke larguar njollat apo shenjat e saj. Ky lëng ndihmon me hidratimin e lëkurës dhe e mban atë të ushqyer dhe të butë
Ju ndihmon të flini më mirë – Lëngu i karrotës inkurajon formimin e melatoninës në organizëm, rrjedhimisht ju ndihmon të rregulloni gjumin dhe të flini më mirë. Pastron mëlçinë – Avantazhet shëndetësore të lëngut të karrotës kanë sasi të mëdha të vitaminës A, e cila eliminon yndyrën e tepërt nga mëlçia. Për të përfituar nga këto avantazhe ju duhet të konsumoni lëng karrote rregullisht.
Kundër anemisë – Përmbajtja e hekurit në lëngun e karrotës forcon prodhimin e hemoglobinës dhe rimëkëmb organizmin nga ndikimi i anemisë.
Rrit metabolizmin – Lëngu i karrotës përmban shumë nga kompleksi i vitaminave B të cilat janë të dobishme në shpërbërjen e glukozës, yndyrës dhe proteinave. Rrjedhimisht, lëngu i karrotës i bën mirë muskujve, rrit metabolizmin dhe ndihmon në rënien në peshë.
Si të përgatisni lëngun e karotës?
E vetmja gjë që ju nevojitet është një shtrydhëse frutash dhe karrota të freskëta, të cilat duhet t’i lani mirë dhe t’i qëroni lehtë pa i zhveshur ato nga ushqyesit që gjenden nën shtresën e jashtme. Sasia e rekomanduar e lëngut të karotës.
Rregulli i parë është që të pini lëngun e karrotës bashkë me një lugë me vaj ulliri. Yndyra inkurajon përthithjen e karotenit nga mëlçia. Lëngu i karrotës në sasi të vogla nuk ka asnjë ndikim, ndërsa në sasi të mëdha mund të shkaktojë një barrë të rëndë në mëlçi dhe pankreas.
Lëngun e freskët të karrotës duhet ta pini jo më larg se një orë nga përgatitja, sepse vitaminat siç është beta karoteni nisin të shpërbëhen dhe humbasin vlerën e tyre. Pini lëngun e karrotës 30 minuta përpara çdo vakti, madje edhe në mëngjes me stomakun bosh. Lëngu i karrotës është i përshtatshëm edhe për fëmijët. Pasi kanë mbushur gjashtë muaj, mjafton.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.