Lënia e bakshishit – Grupmoshat e reja “më të këqija” se çdo kategori

Tashmë në listën e stereotipeve negative lidhur me ta, të rinjtë mund t’i shtohen listës edhe si “bakshish-dhënës të këqij”.
Sipas një studimi të ri nga creditcards.com, 10 % e të rinjve nuk lënë asnjë bakshish kur dalin për të ngrënë diçka. Ndërkohë që sa i përket brezit të vjetër vetëm 3 % e tyre nuk lënë asnjë bakshish.
Por sipas studimit, edhe në rastet kur të rinjtë lënë bakshish, ai zë rreth 15 % të faturës, ndërkohë që mesatarja kombëtare është 18 deri në 20 %.
I njëjti qëndrim zbatohet edhe për ata që ofrojnë shërbime të tjera, siç janë shoferët e taksive. 18 % e të rinjve nuk lënë asnjë bakshish edhe kur kanë një mundësi për ta bërë këtë.
Madje 27 % e të rinjve të anketuar sugjeruan se do të preferonin të kishin një pagesë shërbimi të përfshirë në faturë se sa të lënë vetë diçka shtesë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.