“Lëreni pas të shkuarën” – Si t’ia nisni nga e para vitin 2018?

Nëse të pyesin se çfarë ka ndodhur gjatë kësaj javë në jetën tende dhe të miqve të tu, sigurisht ke shumë përgjigje. Janë ato që futen në lajme të mira dhe lajme të këqija.
Një kushëriri juaj largohet drejt një shteti të huaj për një jetë më të mirë, por aty nuk njeh asnjë. Daja juaj, një mëso burrë, 55 vjeç, kthehet në atdhe pas 20 vitesh emigrim. Do ta ketë të vështirë për tu përshtatur. Shoqja juaj e fëmijërisë, që keni patur dikur në fshat vjen për të jetuar e punuar në kryeqytet.
Po çfarë vëmë re në këto histori?
Nga moshat e të njëzetave deri në ata të gjashtëdhjetave – të gjithë duan t’ia nisin nga e para. Disa nga dëshira, e të tjerët nga nevoja. Por si mund të bëhesh agjent i ndryshimit të jetës dhe karrierës tënde? Duke bërë ndryshime të mëdha, duke marrë një kthesë të fortë është shumë më sfiduese dhe e frikshme.
Nancy A. Shenker themeluese e Onswitch, një kompani inovative e marketingut, (si dhe sipërmarrëse dhe këshilluese për qindra biznese) sugjeron pese mënyra për të rifilluar me guxim jetën tuaj në Vitin e Ri.
1.Përcaktoni burimin e asaj që nuk funksionon.
A është puna, industria, mjedisi apo faktori tjetër? Sigurohuni që nuk jeni thjesht duke u larguar nga një situatë, por duke lëvizur metodikisht drejt diçkaje më të mirë.
2. Jini të ndershëm me veten në lidhje me atë që ju mbani nga ndryshimi.
Ju mund të listoni shumë arsye pse qëndrimi dhe kapja pas një gjeje janë më të mira se të lini të shkojnë. Është mirë të këshilloheni më dikë, i cili mund t’ju ndihmojë të ndani pengesat reale për të ndryshuar nga racionalizimi.
3. Inspironi veten me historitë e njerëzve që kanë ristartuar veten në të gjitha fazat e jetës së tyre.
Lexoni rreth tyre dhe flisni me njerëz që kanë bërë atë. Kërkoni ndihmë kur keni nevojë për ta.
4. Jini të gatshëm të ndiheni të humbur dhe të hutuar disa herë.
Si mund të ndodh kjo? Për shembull, mund të ndodh një gabim në telefon ose ndonjë dështim tjetër teknik, rindërtimi i dosjeve dhe lista e kontakteve kërkon kohë. Ju do të duhet të bëni të njëjtën gjë me jetën tuaj pasi të bëni një lëvizje të madhe ose të pësoni një humbje të papritur. Truri dhe trupi juaj do të reagojnë gjithashtu për të ndryshuar.
5. Mos u dorëzoni.
Nuk keni pse thoni, “Ky ishte një gabim i tmerrshëm” ose “Pse mua?” (në rastin e një rifillimi të paplanifikuar). Rrini gati dhe jini të përgatitur të ristartoni / ri-zbuloni përsëri nëse ajo që keni zgjedhur është apo gjëja e duhur që keni bërë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.