“Lëviz” arsimi profesional – Ngrihet struktura e re/ Çaushi: Do optimizojmë kërkesën në treg
Agjencia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, strukturë e ngritur së fundmi me vendim të qeverisë, do të marrë nën “kontroll” menaxhimin e arsimit profesional në vend si dhe të politikave të punësimit.
Drejtorja e Përgjithshme Shërbimi Kombëtar i Punësimit, institucion që do të shkrihet, sqaron se struktura e re ka si qëllim ti japë një hov të mëtejshëm zhvillimi edukimit profesional, duke optimizuar kërkesën në treg përmes rritjes së cilësisë.
Sipas saj, do të investohet aty ku ka interes dhe ku oferta jep maksimumin e përfitimeve për qytetarët.
Aktualisht arsimi profesional administrohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ndërsa më herët ka qenë nën varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale.
Referuar të dhënave të regjistrimeve të reja për këtë vit, rezulton se 20 për qind e të rinjve që mbarojnë arsimin 9-vjeçar, zgjedhin atë profesional. Një shifër kjo që ka mbetur e pa ndryshuar në 3 vite.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.