Lëvizja kundër vaksinës, “çmenduri” – Boris Johnson etiketon personat që kundërshtojnë vaksinimin
Kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka quajtur të “çmendur” personat që kundërshtojnë vaksinimin. Gjatë një bisede me një njësi mjekësore në Londër, Johnson tha se ekzistojnë shumë njerëz të ashtuquajtur “anti-vaxxers”, që janë të “çmendur”. Komentet e tij vijnë ndërkohë që kompanitë farmaceutike dhe të bioteknologjisë në të gjithë botën po përfundojnë fazat fillestare të testimit të vaksinës së mundshme të koronavirusit. Aktivistët kundër vaksinave, një zë i madh që kundërshton injeksionet, kanë organizuar protesta përballë krizës aktuale.
Ata mendojnë, përkundrazi ndaj provave shkencore, se ingredientët e vaksinave mund të shkaktojnë dëme në trup. Teori të pabazuara të konspiracionit mbi skenarë të industrisë farmaceutike, apo se themeluesi i Microsoftit Bill Gates do përdorë vaksinën për të ngulur impiante gjurmuese, kanë tërhequr vëmendje tek persona të caktuar.
Gates e mohoi apo përqeshi këtë teori, në një intervistë më herët gjatë Javës. Në një sondazh të YouGov në fund të Qershorit, 1 në 6 të anketuar në Mbretërinë e Bashkuar, thanë se me shumë mundësi nuk do të vaksinohen ndaj Covid-19, nëse disponohet. Më herët gjatë Javës, një vaksinë e mundshme e zhvilluar nga universiteti i Oxfordit në bashkëpunim me AstraZeneca, dha rezultate premtuese në fazën fillestare të provave tek njerëzit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.