LG Display – Kompania nr 1 për prodhimin e ekraneve

LG Display ka rezultuar si kompania numër 1 në botë për sa i përket prodhimit të ekraneve. Edhe pse nuk ka të njëjtin sukses në të gjithë produktet e saj, LG Display rezulton mjaft e suksesshme. Shitjet e LG Display kanë qenë në rritje të vazhdueshme dhe kompani ka arritur të ruajë për shumë kohë vendin e parë
Falë shitjeve të televizorëve dhe marrëveshjeve me kompani si Apple, LG mban vendin e parë në botë sipas firmës britanike të shërbimeve financiare HIS Markit.
Kjo firmë raportoi kompania ka shitur 35.42 milion ekrane në tre mujorin e parë të këtij viti.
Ekranet me madhësinë 9 inç ose më shumë përbëjnë 21.4% të shitjeve globale.
Por ajo që është më interesante është fakti se rivali i kësaj kompanie nuk është kompania Samsung, pasi Samsung Display është renditur e treta me 10% të shitjeve globale.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.